Vdes ish-kryetarja e AAK-së në Vushtrri
Ka vdekur sot mësuesja e njohur nga Vushtrria, Bahire Dërguti, shkruan Jepi zë.
Lajmin për humbjen e saj e ka dhënë ish-deputetja Aida Dërguti.
Bahire Dërguti ishte veprimtare e njohur në komunën e Vushtrrisë, e cila për një kohë drejtori degën e AAK-së në këtë komunë.
Varrimi i të ndjerës është lajmëruar se bëhet sot në fshatin Brusnik, në orën 17:30.