Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Gjakovë, u ofroi policëve ryshfet

Një person, shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Gjakovë, pasi që gjatë kohës që policët po ia shqiptonin një gjobë për kundervajtje  në trafik, ai u  ka ofruar ryshfet. Me vendim të prokurorit i dyshuari Azem Gradica, është dërguar në mbajtje.

“Dhënje e ryshfetit, Gjakovë / 24.06.2024 – 10:30.  Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi i njëjti gjersa zyrtarët policor ishin duke i shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik u kishte ofruar zyrtarëve policor ryshfet. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo edhe:  Plas sherri në mes të sheshit në Drenas, një 54-vjeçar bëhet për spital