Vdes polici nga Drenasi, Murtez Ramadani
Pas një sëmundje të rëndë ka vdekur sot pjesëtari i Policisë së Kosovës nga Drenasi, Murtez Ramadani.
Policia humbi një prej zyrtarëve më profesionist të saj të cilin komuniteti e deshti aq shumë, shkruan DrenicaOnline.
Kolegët e Murtezit nga stacioni policor në Drenas e kanë pritur me pikëllim lajmin për vdekjen e tij.
Murtezi ishte nga Likoci por me vendbanim prej vitesh në lagjen e Feronikelit në Drenas.
Varrimi i tij do të bëhet nesër.