Arrestohet ish-asistenti i kryeministrit Kurti

Mbrëmjen e së hënës është arrestuar asamblisti i Komunës së Prishtinës nga radhët e LVV-së, Arianit Beqiri, njëherit ish-asistenti i kryeministrit Albin Kurti.

Në pamjet që ka publikuar portali Indeksonline, shihet teksa Beqiri i reziston arrestimit, por që shpejt përfundoi në pranga.

Deri më tani nuk është bërë e ditur arsyeja e arrestimit të tij.

Lexo edhe:  SBASHK-u takim të jashtëzakonshëm me Asociacionin e Komunave: Dalin me një vendim për grevën