E rëndë: Një person u gjet i vdekur brenda veturës në Sllatinë

Gazeta Sinjali raportoi sot për një rast që ka ndodhur në Sllatinë, ku zyrtarët policorë rrethuan me shirita një lokacion ku ndodhej një veturë. Nga Policia tashmë e kanë konfirmuar se një person është gjetur pa shenja jete brenda veturës.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se bëhet fjalë për një burrë – vdekja e të cilit është konstatuar në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë brenda një veture në fshatin Sllatinë.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, mashkull.”

“Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato të ekzaminimit, me qëllim sqarimin dhe ndriçimin e plotë të ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen.”

Lexo edhe:  Dyshohet se një person është gjetur pa shenja jete në pendën e Livoqit