Njihuni me kosovarin që është instruktor elitar botëror, tani po merr pjesë në Izrael

Uliks Gjonaj është një nga dhjetë instruktorët më të sofistikuar në të gjithë botën, për trajnimet për mbrojtje fizike.

Gjonaj, i licencuar dhe certifikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, kalon kohën duke trajnuar pjesëtarë të elitave ushtarake dhe policore në SHBA, Evropë, dhe jo vetëm.

“trajnimet më intensive që i bëj, i bëj me SWAT-in e Amerikës edhe njësinë elite që është në Amerikë” th Gjonaj.

Në një intervistë për Indeksonline, ai ka treguar se aktualisht po qëndron në Izrael, ku janë duke kryer trajnime të zakonshme e të përvjetshme.

Udhëtimin në Izrael, kësaj radhe e bëri me pasaportë të Republikës së Kosovës, me rastin e heqjes së vizave nga Izraeli.

Duke shpjeguar në detaje se si i ushtron pjesëtarët e forcave izraelite, Gjonaj demonstron si bëhet ç’armatimi i dikujt, si mbrohet vetja në rast të sulmit të papritur nga dikush, e kështu me radhë.

“Ishte një numër i madh i pjesëmarrësve, duke përfshirë policinë dhe “Israeli Defense Force”, ata të ushtrisë. Trajnimet ishin në fusha të ndryshme dhe situata të ndryshme, duke përfshirë nga taktikat mbrojtëse duarthatë, pastaj me pistoleta, e deri te thika…” deklaroi Gjonaj.

Ai ka hapur edhe qendrën e tij për mbrojtje në Zvicër.

VIDEO duke klikuar KËTU

Lexo edhe:  “Vajza ime kishte ëndrra”, flet babai i shqiptares që vdiq në aksidentin e trenave