Rast i rëndë për familjen Morina nga Malisheva, ky është burri që u dërgua pa shenja jete në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në komunën e Malishevës, ku një person u dërgua në QKMF pa shenja jete nga familjarët.

Sinjali mëson se personi që humbi jetën është Refki Morina, 59-vjeçar.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, teksa me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Policia është duke e hetuar rastin

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim