“Ti je 100 mijë euroshi im” / A e mbajti fjalën Ilir Shaqiri për të ndarë çmimin e madh? Sabiani na shuan të gjitha dyshimet dhe zbulon si qëndron e vërteta

Dy artistët nisën një miqësi me njëri-tjetrin gjatë reality show-t, që në fakt vijon ende edhe pas dy vjetësh.

I pyetur nga moderatorja Erjola Doçi, në një intervistë për “Top Arena”, nëse e ka ende zemrën e balerinit, këngëtari u përgjigj: “Patjetër. Është miku im më i mirë”.

Moderatorja e ngacmoi Sabianin, teksa kërkoi të dijë nëse nëse Iliri i ka dhënë paratë që i kishte premtuar.

“Ishte në mënyrë figurative. Më ka bërë dhuratën që i ka dashur zemra. Aq sa ka mundur”,  tha Sabiani

Lexo edhe:  Kiara lë “pa frymë” Luizin, i çon dronin me mesazhin e koduar, ja si reagon Luani