Mehmetaj: Rastet e fajdeve mos të zvarriten si rasti i vëllait të Blerim Sallahut i përfshirë në fajde
Gazetari kosovar, Lirim Mehmetaj ka reaguar pas aksionit që Policia e Kosovës e realizoi dje dhe sot ndaj fajdexhinjve.
Mehmetaj ka përmendur rastin e Rrahim Sallahut, vëllait të zëvendësministrit Blerim Sallahu, i cili dyshohej për përfshirje në një vepër të tillë kriminale.
“U bën tash e disa vite që nuk po merret vendim për të për dy raste të përfshirjes në fajde”, shkroi mes tjerash Mehmetaj.
Postimi i plotë i tij:
“Një aksion i madh i policisë ka përfunduar me arrestimin e disa fajdexhinjve.
Shpresoj se tash rastet e tyre trajtohen nga institucionet e nuk zvarriten si rasti i Rrahim Sallahut, vëllait të zëvendës-ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahut.
U bën tash e disa vite që nuk po merret vendim për të për dy raste të përfshirjes në fajde.
S’po di me pyet Blerim Sallahun, athu e din ai pse”.
Kujtojmë se Policia e Kosovës ka arrestuar 7 persona nga aksioni i tyre në lokacionet Pejë, Prishtinë dhe Gjilan.