Sanohet problemi, punëtorët e Trepçës të ngujuar në minierë kanë filluar të dalin!

Drejtori i ndërmarrjes Trepça, Enis Abdurrahmani, ka konfirmuar për Teve1.info se është sanuar problemi me rrymën në Trepçë, si pasojë e të cilit të ngujuar kishin mbetur 147 punonjës.

Sipas Abdurrahmanit, punonjësit e ngujuar tashmë kanë filluar të dalin nga miniera dhe gjendja shëndetësore e tyre është e mirë.

“Kanë qenë 147 punëtorë të ngujuar. Tashmë është sanuar problemi dhe punëtorët kanë filluar të dalin jashtë. Ka qenë problem me rrymë i shkaktuar si pasojë e gotitjes nga rrufeja”, tha ai

Punëtorët ishin ngujuar pasi nga rrufeja ishte shkaktuar ndërprerje e energjisë elektriken minierë, për çka nuk ka funksionuar sistemi i liftit në këtë minierë.

Lexo edhe:  Lajmi i fundit: Ekipet e Kërkim Shpëtimit të FSK-së gjejnë trupin e pajetë të personit të zhdukur