Alarmante: Minatorët kanë mbetur të ngujuar në mungesë të rrymës, rrezikohet edhe jeta e tyre

Që 4 orë minatorët e ndrrimit të parë kanë mbetur të ngujuar në minierën e Trepçës.

Një minator ka raportuar në “Jepi zë” se ndërrimi i parë që ka hyrë nga ora 10 në minierë kanë mbetur pa energji elektrike.

Ai thotë se kolegëve të tij po u rrezikohet jeta pasi ekziston mundësia që të mbesin pa ajër.

Në anën tjetër mundësitë për të dalë nga aty janë shumë të vogla pasi lifti nuk mund të shfrytëzohet ndërsa shkallët paraqesin rrezik pasi janë të prishura.

Megjithatë e vetmja zgjidhje për të dalur u mbetet përmes këtyre shkallëve që thonë se janë të kalbura dhe paraqesin rrezik për t’i ngjitur në 60 metra horizont.

Lexo edhe:  Rrëfimi rrëqethës i të mbijetuarës së dhunës seksuale gjatë luftës: Jeta ime ka përfunduar aty