Bostani vjen në treg, çmimi nuk është i njëjtë tek asnjëri tregtar

Bostani ka ardhur përsëri në tregun e Kosovës, duke u furnizuar nga Shqipëria deri sa të jetë gati edhe bostani në Kosovë.
Çmimi i tij po dallon tek secili tregtar, diku 60 cent, diku 50 cent e diku 30 cent por kjo po ndodh deri sa të stabilizohet çmimi.

Një nga tregtarët në Prishtinë i ka treguar gazetares së lajmi.net se si mund të vërtetojmë cili bostan është i mirë dhe gati për tu blerë.

“Ka mënyra të shumta që thojnë njerëzit që del më i mirë, por bostani shkon edhe me fat”, ka thënë ai.

Për dallimin mes çmimeve, qytetarët janë ankuar duke thënë se është çmim mjaftë i shtrenjtë për një bostan.

 

 

Lexo edhe:  Pacolli për vizitën në Hagë: Me dhimbset Jakupi se është i moshuar, e përjeton keq këtë