Zhduket një person në Pejë, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij
Valon Pupovci, 46-vjeçari nga Peja, është zhdukur që nga pasditja e 14 qershorit.
Lajmin për zhdukjen e tij e kanë raportuar familjarët, shkruan Indeksonline.
Të njëjtit kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Pupovcit, teksa rasti është lajmëruar edhe në polici.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar rastin e lartcekur lidhur me viktimën mashkull kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori” thuhet në raportin policor të 15 qershorit.
Sipas familjarëve, Valon Pupovci ka probleme mendore, për ç’arsye tash e dy vjet është pjesë e Qendrës rehabilituese në Shtime.
Familjarët kanë deklaruar për Indeksonline se Pupovci dyshohet të ketë ikur nga qendra për të ardhur më pas në Pejë.
Pas arritjes në Pejë, ai është nisur me autobus drejt Prishtinës, e më pas është larguar në drejtim të panjohur.
Nga ajo ditë e tutje, familjarët nuk kanë më asnjë informacion mbi të.
Të gjithë qytetarët sugjerohen që, nëse e shohin personin në fjalë, të njoftojnë organet e sigurisë, ose familjarët në numrin e telefonit 045753318.