Bllokohet rruga në Prishtinë, dyshohet për mjet shpërthyes
Njësitet e Policisë së Kosovës kanë bllokuar rrugën “Shpëtim Robaj” në Taukbahqe të Prishtinës, pasi aty dyshohet se është identifikuar një mjet shpërthyes.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 10:30 është pranuar informata për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, tha Ahmeti.