Sërish s’ka pagat për minatorët e Trepçës, ata nga e premta nuk kanë hyrë në minierë
Minatorët kosovarë janë kategoria që çdo ditë po përballet me një problem të ri.
“Jepi zë” vazhdimisht raporton se minatorët nuk po i marrin pagat ndërsa sërish ky problem po përsëritet.
Një minator ka folur për “Jepi zë” duke treguar se ata janë gjendje të vështirë financiare nga mungesa e marrjes së pagave ndërsa ka treguar se në minierë nuk është duke u punuar
Burime të “Jepi zë” brenda ndërmarrjes kanë treguar se minatorët nuk janë futur në minierë nga dita e premte.
Ndërmarrja ka vështërsi në sigurimin e mjeteve financiare, pasi po mungon shitja dhe menaxhimi ndërsa mbështetja nga Qeveria dhe menaxhmenti është katastrofal.
Duhet theksuar që ndërmarrja Trepça po përballet me një krizë financiare dhe menaxheriale ndërsa Qeveria e Kosovës në programin e tyre i kishin dhënë prioritet gjigantit xehetaro-metalurgjik./ Jepi zë