Tifozi kroat e mbulon veturën me flamurin shqiptar

Kroacia do të luajë kundër Shqipërisë të mërkurën në orën 15:00 në raundin e dytë të Kampionatit Europian të Futbollit në Gjermani.

Në ndeshjen e parë, Kroacia humbi 3:0 kundër Spanjës, ndërsa Shqipëria u mund 2:1 nga Italia, duke e bërë këtë ndeshje shumë të rëndësishme për të dyja skuadrat në përpjekjen për të kaluar grupin.

Ndërkohë, tifozët kroatë dhe shqiptarë po festojnë së bashku në Hamburg.

Madje, një tifoz kroat e ka mbuluar veturën e tij me flamurin shqiptar.

Po vërehet një miqësi e madhe mes tifozerive të dy vendeve, para fillimit të ndeshjes.

Lexo edhe:  Ky është i riu që dyshohet se sulmoi seksualisht 24-vjeçaren në liftin e banesës, dorëzohet pasi iu publikua fotoja