E dhimbshme, ndahet nga jeta në moshë të re zyrtarja ligjore e Gjykatës në Deçan

Ka vdekur sot në moshë të re Rinora Qorraj, e cila ishte zyrtare ligjore në Gjykatën Themelore në Pejë – dega në Deçan.

Lajmin e ka bërë të ditur institucioni ku e ndjera ka punuar, Gjykata Themelore në Pejë – dega në Deçan.

Njoftimi i plotë:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

E nderuara familje Qorraj,

I nderuar staf i Gjykatës Themelore në Pejë – Dega në Deçan,
Me pikëllim të thellë morrëm lajmin për ndarjen nga jeta të familjares tuaj dhe zyrtares ligjore të Gjykatës Themelore në Pejë – Dega në Deçan, znj. Rinora Qorraj.

Gjykata përherë do ta kujtoj për punën dhe vyrtytet e saj të larta.
Kryetari i Gjykatës z. Armend Berisha shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe miqtë.

Prehu në paqe!

Me respekt,

Gjykata Themelore Pejë

Lexo edhe:  24-vjeçari shqiptar tregon si e vrau babain: Ishte i shtrirë në njërën dhomë, e qëllova 4 herë