Këta janë tre të arrestuarit për të shtënat me armë mbrëmë në Prishtinë
Disa ditë pas të shtënave me armë zjarri që trazuan Bregun e Diellit në kryeqytet, mbrëmë ka pasur sërish gjuajtje me armë. Incidenti i mbrëmshëm ndodhi në rrugën “Struga” në Matiqan dhe për rastin janë arrestuar tre persona.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se tre të dyshuarit që tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor janë:
Labinot Azemi, rreth 36-vjeçar;
Avni Fazlija, rreth 38-vjeçar;
Fatos Abazi, rreth 35-vjeçar.
Tre të dyshuarit janë kapur në një veturë, ku u gjet një armë zjarri, fishekë e gëzhoja.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë dhe ka bërë me dije se edhe në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja.
“Gjatë kontrollit të veturës është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tetë fishekë dhe një gëzhojë. Po ashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe dy gëzhoja. Personat e dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje