Shënohet dita e çlirimit të Skendërajt: Ushtarët e UÇK-së i raportuan komandantit Adem Jashari se lufta mori fund

Sot shënohet dita e Çlirimit të Skenderajt. E pikërisht në këtë ditë 25 vite më parë gëzimi i qytetarëve të kësaj ane ishte shumë i madh.

Në një video që është xhiruar pikërisht në ditën e çlirimit, shihen edhe ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë prezent në gëzimin e qytetarëve.

Momenti që s`do të harrohet kurrë është ai kur ushtarët e UÇK-së, në krye me komandantin e Brigadës 112, Jetullah Geci, dalin para banorëve të mbledhur dhe shpallin të lirë qytetin.

Por më emocionuese është momenti kur karvani i ushtarëve të UÇK-së, në krye të të cilëve është Bashkim Jashari, nisen te varri i komandantit legjendar. Të rreshtuar para varrit, ushtarët i raportojnë Adem Jasharit se lufta mori fund.

Lexo edhe:  Sefaj për pagat: Mund t’i quaj vitra e asgjë tjetër