Aksident në Gllamnik – lëndohen katër persona, dërgohen në QKUK për trajtim
Aksidentet e trafikut kohëve të fundit janë shtuar në rrugët e vendit, ku në të shumtën e rasteve po përfundojnë me lëndime trupore.
Një i tillë ka ndodh pak më parë edhe në Gllamnik të Podujevës.
Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe dy këmbësorë, ku për pasojë këta të fundit dhe dy shoferët e veturave kanë pësuar lëndime, mëson Gazeta Sinjali.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ndërsa, Policia ende nuk ka dalë me raport zyrtar për aksidentin.