Ky është pronari i shtëpisë ku u kap armatimi në veri

Sasi e madhe armatimi është gjetur sot në një shtëpi në veri të Mitrovicës. Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se pronar i shtëpisë ku është gjetur armatimi është Zharko Cvetkoviq, i cili ishte pjesë e grupit terrorist të Banjskës më 24 shtator të vitit të kaluar.

Mësohet se personi në fjalë ka arritur t’iu ikë organeve të rendit dhe ndodhet në Kopaonik të Serbisë.

Policia e Kosovës ka paralajmëruar konferencë të jashtëzakonshme për media nga ora 19:30.

Lexo edhe:  Escobar: Kosova ka mbështetjen e SHBA-së, do të arrijmë atë që duam në dialog