Policia parandalon një rast të kontrabandimit me mallra në vlerë mbi 10 mijë euro
Policia e Kosovës gjegjësisht njësia e Task Forcës – Lindje, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, gjatë zbatimit të masave për parandalim dhe luftim të kundërligjshmërisë dhe kontrabandës, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve taktike dhe operacionale në terren, me datën 12.06.2024 në rrugën Stanqiq-Gjilan ka ndaluar një automjet transportues furgon me targa vendore me drejtues B. F. (viti i lindjes 1976).
Gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuara disa paketa me mallra të ndryshme në vlerë mbi 10.000 € si : dylbi teleskopi, pompa uji, aparate, bateri e mallra dhe gjësende të ndryshme.
Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha dukurive negative dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të përfshirë në raste penale.