Përurohet shatorja e ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, Tony Blair

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të shtatores së ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, Tony Blair.

Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha se është nderuar lidershipi i patrembur i Blair dhe mbështetja e palëkundur për çlirimin e Kosovës.

“Ky monument simbolizon shpresën tonë të pakufishme, miqësinë e përjetshme dhe mirënjohjen e përzemërt. Faleminderit, kryeministër Blair!”, ka thënë Krasniqi.

Blair ditë më parë qëndroi në Kosovë, por nuk mundi të marrë pjesë në përurimin e shtatores.

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair vizitoi Kosovën për të tretën herë pas përfundimit të luftës. Ai ishte njeriu kyç që vuri në lëvizje ndërhyrjen e NATO-s kundër regjimit të Millosheviçit në vitin 1999.

25-vite pas ndërhyrjes së NATO-s, Blair tha se ishte i bindur se ai ishte vendimi i duhur dhe se sot duhet të qëndrojnë edhe më shumë krah popullit të Kosovës.

“Isha i bindur që ishte gjëja e duhur për ta bërë dhe vazhdoj ta kem këtë bindje, tani jam i bindur që duhet të rrimë krah njerëz të Kosovës. Këtu po ndodhin gjëra pozitive që janë mësim për tërë popullin e Kosovës. Pres me padurim ta shoh ditën kur Kosova zë vendin e duhur në familjen e kombeve”, tha Blair në konferencën e përbashkët me presidenten Osmani.

Lexo edhe:  Këta janë të dyshuarit për tjetërsim të parcelës në Veternik në vlerë të 10 mln euro, i shitën pronat me mashtrime