“Të dobët, q** nanën”, RTK pasi dikush shau ushtarët gjatë transmetimit: Audio është marrë nga organizatori

Radiotelevizioni i Kosovës ka dalë me një njoftim sa i përket një pjese ku dëgjohet dikush duke sharë gjatë transmetimit të ceremonisë së parakalimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Sipas tyre, audio është marrë i miksuar prej organizatorëve.

“Shprehim keqardhje për gjuhën e papërshtatshme të dëgjuar gjatë transmetimit live, por audio nuk ka qenë përgjegjësi e transmetuesit publik, por kompanisë së kontraktuar, ndërsa gjate transmetimeve direkte ndërhyrja është e pamundur”, thuhet në sqarimin e menaxhmetit të RTK-së.

Ndryshe, një person është dëgjuar duke i sharë ushtarët.

“A ka kalu garda, se kom pa hiç, me qen e me asi. Ah, më kanë çmend, shumë dobët janë kanë q** nanën në p***”, dëgjohet duke thënë një person prapa kamerës.

Në sektorin e komenteve në kanalin e Youtube të RTK-së, shumë njerëz reaguan ashpër pas këtyre fjalëve.

Lexo edhe:  Aeroplani i linjës Prishtinë-Hamburg rrezikohet nga shpezët, detyrohet të kthehet në Sllatinë