E tradhtoi tatuazhi, arrestohet në Kolumbi shqiptari më i kërkuar në Europë
Deniz Klironomi, i cilësuar si një nga personazhet më të kërkuar të botës së krimit në Evropë është arrestuar në Kolumbi.
Shqiptari që njihej me nofkën “Gucci” rezulton të jetë pjesë e grupit “Los Pachenca”, i cili merret me trafik droge, emigrantësh dhe armësh.
“Gucci” me sinjal të kuq nga Interpoli, ishte një nga më të kërkuarit në Evropë”, tha kolonelja Olga Salazar, drejtoreshë e Policisë Dijin.
Që në fund të 2020, hetuesit e Policisë morën informacione për Denis Klironomi alias “Gucci”,” një trafikant famëkeq froge në bregun verior të Kolumbisë, nga Republika e Kosovës”.
Ndjekja ndaj tij nisi për rreth 7 muaj derisa arritëm në një apartament në Barranquilla. Ai u identifikua nga tatuazhi q kishte në krahun e majtë. Fotografia iu shkrep kur doli n dritare.
Koloneli Salazar shpjegoi se “Gucci” akuzohet se është partner financiar i grupit kriminal “Los Pachenca”, i cili kryen krime në bregun verior të Kolumbisë.
Por kur u kap, sipas hetuesit të Dijin, ai u tha uniformave “se diçka mund t’u ndodhte personave që përdorën forcën për ta ekstraduar, si kërcënim. Përveç kësaj, ai foli me njerëz në Rumani dhe Shqipëri, të cilëve iu tha të paguanin çfarëdo shume parash që të mos e ekstradojnë”.
Kliromani po mbahet në një burg të sigurisë së lartë në Bogota, ndërkohë që kanë përfunduar procedurat për ekstradimin e tij.