Burri rrah gruan, djali ndërhyn për të mbrojtur nënën dhe e godet babain    

Policia ka arrestuar ditën e djeshme babë e bir në Prishtinë.

Fillimisht dyshohet se i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij, ku aty ka ndërhyrë më pas djali për ta mbrojtur nënën e tij, duke e sulmuar babain.

Të dy personat kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK.

Njoftimi:

Prishtinë, 08.06.2024-18:40. Janë arrestuar dy të dyshuar kosovar (babë e djalë), pasi që të njëjtit janë përfshirë në sulme fizike ndaj njëri-tjetrit, për shkak se fillimisht i dyshuari-babai kishte sulmuar viktimën kosovare-bashkëshorten e vet, ndërsa i dyshuari-djali kishte ndërhyrë në mbrojtje të viktimës-nënës së vet duke e sulmuar të dyshuarin-babain, të cilit i ka shkaktuar lëndime. Të dyshuarit-babait i është ofruar tretman mjekësor në QKUK, ndërsa pas intervistimit të palëve të përfshira, me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje

Lexo edhe:  Policia gjermane arreston 30-vjeçarin shqiptar dhe gruan e tij