Aksident në Prishtinë, ndeshen mes vete një autobus dhe një veturë

Sonte ka ndodhur një aksident trafiku në Prishtinë, saktësisht në stacionin e autobusëve, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se në këtë aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë.

Sipas pamjeve të siguruara nga terreni, shihet se atje kanë dalë edhe Policia e Kosovës. Ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Për detaje shtesë 02 Press do ju mbajë të informuar.

Lexo edhe:  Ndodh edhe kjo: I shkon disa herë te lokali një gruaje dhe e kërcënon, thotë se i përngjan dikujt që s’i pëlqen