Dogana jep detaje shtesë për sasinë e madhe të telefonave të sekuestruar në Vermicë

Lajmi i IndeksOnline për gjetjen dhe sekuestrimin e mbi 300 telefonave mobil në pikën e kalimit kufitar në Vermicë është konfirmuar edhe nga Dogana e Kosovës.

 

Sipas njofitmit të Doganës, sot oficerët doganorë në pikë kalimin kufitar të Vermicë arritën të parandalojnë tentim futjen e telefonave mobil ku vlera preliminare e sasisë së kapur kalon 250 000 mijë euro.

“Njëri ndër zbulimet më të mëdha të telefonave gjatë tentim kontrabandimit ka ndodhur sot, ku oficerët doganor kanë zbuluar dhe ndaluar një sasi të madhe të pajisjeve elektronike. Pas ndalesës së një automjeti me targa të huaja oficerët doganor e kanë selektuar për kontroll ku së bashku me policinë kanë ushtruar kontrollin I cili edhe ka rezultuar me ketë zbulim”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Gjatë këtij kontrolli janë sekuestruar gjithsej 315 pajisje të reja, duke përfshirë:

• 260 telefona të markës iPhone, modele 13 dhe 15.

• 55 telefona të markës Samsung.

• 10 orë të zgjuara (smart ëatch) të serisë IX.

Ky operacion tregon vendosmërinë e institucioneve për të luftuar krimin e organizuar dhe për të siguruar që rregullat dhe ligjet të respektohen. Ne mbetemi të angazhuar për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve tanë duke parandaluar hyrjen e produkteve të paligjshme në tregun tonë

Lexo edhe:  Hoxha nga Mitrovica kërkon të bëhen lutje për shërimin e familjes Brahimi që pësuan mbrëmë nga shpërthimi i bocës së plinit