Pesë të mitur vjedhin biçikleta dhe helmeta në shtëpinë e turizmit në Junik, arrestohen nga Policia

Të dyshuarit kanë hapur me forcë dritaren e objektit dhe nga aty kanë vjedhur disa biçikleta dhe helmeta mbrojtëse të kokës.

Pas një pune operativo hetimore janë identifikuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, të moshës se mitur të cilët janë intervistuar në prezencën e avokatëve dhe prindërve.

Biçikletat janë konfiskuar dhe i janë kthyer personit përgjegjës të objektit.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit për të mitur dhe me udhëzim të prokurorit të dyshuarit janë liruar

Lexo edhe:  Nën kërcënimin e armës, një personi në Prishtinë i vidhen 80 euro