Haxhilerët nga Vushtrria arrijnë shëndoshë e mirë në Arabinë Saudite
Haxhilierët nga Vushtrria që këtë vit do të jenë pjesë e pelegrinazhit në Mekë kanë arritur shëndoshë e mirë në Arabinë Saudite, shtet ky nikoqir i pelegrinazhit të miliona myslimanëve anë e mbanë botës që këtë vit mësyjnë qytetin e shenjtë të Mekës.
Se haxhilerët shkuan shëndoshë e mirë në Arabinë Saudite ka njoftuar Këshilli i Bashkësisë islame në Vushtrri.
“Ju njoftojmë se haxhilerët tanë nga Vushtrria kanë arritur shëndosh e mirë në Xhide të Arabisë Saudite.
Ata menjëherë janë nisur drejt Mekës për t’i kryer më pas edhe ritualet e umres dhe për t’u liruar nga ihrami.
Urojmë ta kenë shëndetin dhe të kthehen me haxh të pranuar!” shkruan në njoftimin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Vushtrri.