Shtrenjtohet buka, bëhet 60 cent

Për një bukë, qytetarët dikur kanë paguar 40 cent. Por pas rritjes enorme të çmimeve edhe bukës iu rrit çmimi për 10 cent. E që nga kjo e shtunë, banorët e Fushë Kosovës do t’i paguajnë 60 cent për një bukë.

Shtrenjtimi i tillë e befasoi banoren e Fushë Kosovës që pagoi 60 centë për një bukë.

Edhe qytetarët tjerë, s’e mirëpritën aspak lajmin e tillë.

Megjithata, Muhamet Farizi nga Shoqata e Mullistëve, tha për T7 se kosovarët nuk duhet të brengosen sepse çmimet nuk janë edhe aq të larta.

Madje Muhamet Farizi vlerëson se kosovarët janë me fat sepse ka mjaftueshëm miell dhe po ashtu edhe furrëtarë.

Në anën tjetër, ekonomisti Imer Raçi i cili banon në Fushë Kosovë e sheh si shqetësuese këtë rritje të çmimit të bukës.

Madje sipas tij, shtrenjtimi nuk do të mbarojë këtu.

Në Prishtinë çmimi i bukës ne shumicën e furrave vazhdon të jetë 50 cent.

Lexo edhe:  Të shtëna me armë në Llukar të Prishtinës: Dy persona përfundojnë në Polici, sekuestrohen armë