Ferizajasi që mbledh bimët dhe i bën çajra, thotë se ndihmojnë për shumë sëmundje

Një ferizajas ka treguar që mbledh bimë të ndryshme e të cilat i kthen në çajra, të cilat i shërojnë shumë sëmundje.
Për veshka, pagjumësi, për koll, kancer e për të mbetur shtatzënë kanë qenë disa nga problemet të cilat ai ka thënë se mund t’i shëroj apo ti menaxhoj si sëmundje.

Mjeku popullor nga Ferizaji ka treguar se ka interesim të madh nga qytetarët e Kosovës nga pothuajse të gjitha qytetet.

“E kam pas një klient të Obiliqit që ka pas kancer në mushkëri, nuk besoj që ia ka shëruar komplet por i ka ndihmuar shumë”, ka thënë ai për lajmi.net.

Ai ka treguar disa biseda me disa kliente të tij të cilat me barërat e tij kanë arritur të mbesin shtatzënë.

Lexo edhe:  Sekuestrohen dy vetura në vlerë të 400 mijë eurove