Rrëzohet avioni stërvitor ushtarak turk, vdesin dy ushtarë

Një aeroplan trajnimi ushtarak turk u rrëzua të martën në provincën qendrore të Kayseri, duke vrarë dy ushtarë, tha ministria e mbrojtjes.

Avioni SF-260 D u ngrit nga një bazë ajrore në Kayseri me dy pilotë në bord për ushtrime stërvitore dhe u rrëzua për një arsye të panjohur, tha ministria.

Ekipet e urgjencës u dërguan në vendin e rrëzimit dhe zbuluan se të dy pilotët u vranë në përplasje, shtoi ministria, raporton Reuters.

Lexo edhe:  “Schumacher-i” me trotinetë elektrikë sfidon kamionin me beton, e tejkalon (VIDEO)