Jul Deda paralajmëron Jetmir Salajn për padi: “Shpifje dhe prishje imazhi

Jul Deda, ish-finalist në edicionin e tretë të “Big Brother Vip 3”, me anë të “Instastory” ka paralajmëruar publikisht Jetmir Salajn.

Ky i fundit gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBV3, ka deklaruar publikisht se Juli dhe persona të tjerë të tretë nga jashtë kanë marrë pjesë në një tender publik dhe kanë falsifikuar tenderin.

“Kur të kesh kohë duhet të ma vërtetosh, përndryshe kjo deklaratë publike meriton padi spektakolare për shpifje dhe prishje imazhi!”, – shkruan Juli në “Instastory”, mbi videon e deklaratës së Jetmirit.

Ka pranuar Juli në rastin e tij duke abuzuar të drejtën publike duke përmendur emrin e një personazhi publik, ku ka marrë pjesë në një tender publik, kanë falsifikuar tenderin dhe janë bërë pjesë e këtij falsifikimi. Këtë e ka thënë Jul Deda me gojën e tij duke përshirë të tretë nga jashtë. Do t’ju kërkoja ta sillnit në vëmendje, – ishin fjalët e Jetmirit në video.

Lexo edhe:  Lajm i hidhur: Vdes mërgimtari nga Mitrovica me banim në Suedi, Bajram Faziu