Kjo është gruaja që e mashtroi pronarin e auto “District”, e mori veturën për testim dhe nuk e ktheu më

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët marrin vetura nga autosallonet dhe shkelin marrëveshjet që bëjnë me bizneset për shfrytëzimin e tyre.

Shpesh ato automjete nuk kthehen në kohë, shiten, ose ‘zhduken’, çka i detyron pronarët e kompanive të kërkojnë ndihmë nga Policia.

Kështu ka ndodhur edhe në sallonin e automjeteve “Discrict” në Veternik, ku një 40-vjeçare po dyshohet se kishte marrë me një veturë për ta testuar para se ta blejë dhe më pas nuk e ka kthyer.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi i arrestuar për këtë rast është Eva Kristofova.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se përballë kësaj situate, pronari i kompanisë është detyruar që të denoncojë rastin në Polici, ku ka deklaruar se e dyshuara e ka marrë një veturë të tipit Audi.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë informacionet e para për rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, e dyshuara është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë për veprën penale “Mashtrimi”.

Lexo edhe:  Tentim vrasje në Podujevë, dikush e gjuan llapjanin në oborr - po trajtohet në QKUK