I dha fund jetës duke u hedhur në lumin Buna, identifikohet viktima

Një grua është vetëhedhur në lumin Buna dhe për pasojë ka humbur jetën.

Raportohet se viktima është 63-vjeçarja, Shefike Osja, banuese në lagjen “Dobraç”.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Nga këqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, si dhe nga veprimet e para dyshohet se kjo shtetase vuante nga depresioni.

Ndërkohë, ka nisur hetimi për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Ky është rasti i dytë tragjik, që ndodh në pak kohë në lumin Buna. Pak ditë më parë, nëna Alma Arrazi së bashku me tre fëmijët e saj u gjet e vdekur në ujërat e lumit Buna.

Për këtë ngjarje është arrestuar bashkëshorti i saj, Erdgys Arrazi, i cili vijon të mbahet në qeli, deri në hetimin e plotë të shkaqeve./abcnews.al

Lexo edhe:  E rëndë: Gjendet i shtrirë në arën e tij pa shenja jete një burrë në Gjakovë