Aksident mes dy veturave në rrugën Gurakoc – Zallq, policia në vendin e ngjarjes

Para pak minutash ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Gurakoc – Zallaq të Komunës së Istogut ku dy vetura janë aksidentuar mes veti.

Nga pamjet e siguruar shihet se dy vetura janë aksidentuar mes veti dhe kanë bllokuar përkohësisht rrugën Gurakoc – Zallq.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë edhe njësitet policore që po merren me detajet e rastit.

Nga ato që raportohen deri më tani nga ky aksident nuk ka të lënduar por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Lexo edhe:  Shqiptarët kthejnë azilin e pleqve në shtëpi të barit