Arbana Osmani flet për herë të parë për Ledion Liçon dhe raportet me stafin e BBVA
Prezantuesja shqiptare, Arbana Osmani, e cila për vite me radhë drejtoi programe të ndryshme, ndër to edhe dy edicionet e para të spektaklit të madh të “Big Brother VIP Albania”, ka folur së fundmi për herë të parë rreth edicionit të tretë dhe atij që e zëvendësoi.
E pyetur për mendimin e saj për edicionin e fundit, Arbana zgjodhi të mos japë një gjykim të detajuar.
“Do të jepja një gjykim të gabuar dhe sipërfaqësor”.
Arbana tutje tha se ky program kërkon shumë punë dhe është sfidues edhe për produksionin.
“Kam parë që ka pasur sukses dhe më bëhet qejfi sepse të bësh Big Brother nuk është e lehtë. Kështu që të gjithë ata që ndoshta gjykojnë punën e stafit dhe produksionit nuk është e lehtë”.
Ajo nuk i iki as pyetjes për prezantuesin Ledion Liço.
“Jo nuk kam ndonjë kritikë për Ledionin. Kam shumë lëvdata për Ledionin, e kam njohje shumë të vjetër dhe kemi shumë kujtime të mira bashkë, kështu që jo, nuk kam kritika për Ledionin”, tha ajo në Prive.