Dronët Bayraktar testohen në Aeroportin e Gjakovës

Dronët Bayraktar janë testuar të premten në hapësirat e aeroportit të Gjakovës.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci bashkë me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jasharin kanë vëzhduar nga afër operimet me dronë, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Dronët e njohur turk janë drejtuar nga oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Për t’i vëzhguar nga afër operimet me dronët Bayraktar të kryera nga oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, bashkë me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jasharin, e vizituam njësinë SAPP në Aeroportin e Gjakovës. Aty u njohëm me opercionalizimet e kapaciteteteve të fluturakeve Bayraktar TB-2, të demonstruara nga oficerët e njësisë Sisteme Ajrore Pa Pilot (SAPP)”, ka thënë ministri Maqedonci.

Ai ka thënë se Kosova është më e fort dhe ndihet e sigurt përball kërcënimeve dhe rreziqeve aktuale e eventuale, falë oficerëve dhe ushtarakëve të fort trajnuar për dronët Bayraktar.

“Ne do të vazhdojmë edhe më tutje ta pajisim ushtrinë tonë me sisteme armatimi moderne dhe të sofistikuara, në shërbim të mbrojtjes dhe të sigurisë së Kosovës dhe për ta ruajtur paqen në vend dhe rajon”, ka thënë ai.

Lexo edhe:  Fleni qetë, KFOR-i zotohet se janë për t'i siguruar të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë