Gjilan: I dyshuari denoncohet për dhunë në familje, Policia i gjen armë dhe fishekë – arrestohet
Rastet e dhunës në familjet kosovare po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që çdo ditë e më shumë gratë janë ato që po përjetojnë dhunë fizike e psikike nga bashkëshortët e tyre. Një rast i tillë është raportuar të ketë ndodhur së fundmi në një familje në Gjilan, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson se i dyshuari ka ushtruar dhunë ndaj grave të familjes, rast të cilin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimave kosovare”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Siç mëson Gazeta Sinjali ai është: Rinas Demiri.
Pasi i dyshuari u denoncua për dhunë, viktimat e zbuluan se i njëjti posedonte edhe armë ilegale, çka e shtyri Policinë që ta bastisë shtëpinë.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: tri armë zjarri, dy karikatorë dhe 126 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje nën dyshimet për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.