Brenda 3 muajsh, në Kosovë, janë futur 951 vetura me kilometrazh zero-zero

Për qytetarët e Kosovës nuk ka krizë ekonomike. Kështu së paku konkludojmë kur bëhet fjalë në investimet në vetura.

Bazuar në të dhënat e doganës dhënë Indeksonlinet, brenda tre muajsh janë importuar 951 vetura të reja me zero kilometrazh

Sipas këtyre të dhënave del se nga importi i këtyre veturave shteti arkëtoi 22 milionë e 598 mijë e 267 euro.

Krahasur me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka rritje të importit për 27.31 për qind.

Vitin e kaluar ishin importuar 747 vetura të reja me vlerë 19 milionë e 386 mijë e 878 euro.

Këto të dhëna janë për periudhën janar-prill të këtij viti.

Lexo edhe:  Aksident trafiku në Shipol: Njëri vozitës pa patentë shofer ndërsa tjetri pa regjistrim