Arrestohet spiuni serb në veri të Mitrovicës
Marko Knezhevic, i njohur me nofkën ‘Drug Crni’, nga rrethina e Beogradit, që dyshohet të jetë spiun i Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë serbe (BIA), është arrestuar nga policia të mërkurën pasdite në Leposaviq.
Burime të Tëvë1 bëjnë të ditur se policia ka bastisur banesën e tij ku ka jetuar për disa vite, e cila ndodhet në rrugën ‘Vllado Cetkovic’ në veri të Mitrovicës – ku ishte kamufluar si gazetar.
Sipas tyre, në banesë i janë gjetur dhe konfiskuar letërnjoftimi zyrtar që vërteton se është pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MPB), dokumente të tjera të MPB-së dhe disa laptopë.
Për televizionin arrestimin e tij e ka konfirmuar, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.