Antidroga zbarkon në një fshat të Prizrenit, sekuestrohen drogë e armë ilegale

Njësia e Antidrogës ka kryer sot aksion në një fshat të Prizrenit, që rezultoi me sekuestrim të drogës, si dhe prangosjen e personave të dyshuar.

Siç merr vesh Sinjali, Policia ka arritur që pas kontrolleve të kryera të gjejë një sasi të narkotikëve, e po ashtu edhe armë ilegale.

Provat e gjetura gjatë bastisjeve janë sekuestruar në cilësi të provave, ndërsa personat e dyshuar janë shoqëruar në Polici.

Ndaj tyre pritet të ndërmerren veprimet e nevojshme në koordinim me Prokurorin e Shtetit

Lexo edhe:  I dyshuari pranon se ka armë të gjatë në shtëpi, kjo erdhi nga hetimi i Policisë me një rast të kanosjes