Egla Ceno flet për herë të parë për Dhomën e Bardhë, tregon se çfarë ndodhi para se të futej aty

Në Post Big Brother, Egla Ceno ka folur për eksperiencën në Dhomën e Bardhë dhe çfarë ndodhi para se të futej aty.

Sipas saj ishte një nga përjetimet më të vështira në këtë Big Brother, teksa u shpreh se para se të merrte vendimin për t’u futur dhe izoluar aty, ajo ka kryer disa teste psikologjike, për të kuptuar nëse mund ta përballonte apo jo.

“Dhoma e Bardhë ka qenë pikë therje shumë e vështirë sepse psikologjikisht mund të kishte qenë fatale. Pas skualifikimit, kur mu propozua Dhoma e Bardhë, para se të futem aty kam bërë teste psikologjike… pastaj mora vendimin dhe u futa. U krye me sukses nga të tre duhet të them. Psikologjikisht flas. Më pas ndodhi ajo që ndodhi”, tha ajo.

Lexo edhe:  Jul Deda shpërthen në lot pas mesazhit të djalit të tij