“Kom me t’shti n’burg”, “ N’fyt kom me t’pre budallicë”:Nënë e bir në Podujevë kërcënojnë njëri – tjetrin

Foto ilustruese

Konfliktet në familjet kosovare në të shumtën e rasteve përfundojnë në Polici. Për motive të ndryshme, familjarët kapen mes vete, kërcënojnë njëri – tjetrin e madje eskalojnë edhe në dhunë.

Një sherr i tillë ka ndodhur edhe dje në fshatin Gerdoc të Podujevës dhe këtë herë të përfshirë janë nënë e bir.

Sinjali ka mësuar se dy të dyshuarit kanë përfunduar në prangat e Policisë si pasojë e kërcënimeve serioze që ia kanë bërë njëri – tjetrit.

Bazuar në informacionet e para, mes palëve fillimisht ka pasur një mosmarrëveshje momentale, që ma pas kaloi në kanosje.

Nëna po dyshohet se e ka paralajmëruar djalin se do ta pësojë keq, duke iu drejtuar me fjalët “kom me t’shti në burg apet”, teksa ky i fundit e ka kërcënuar se do ta vrasë, duke i thënë “kom me t’pre në fyt” – thonë të njëjtat burime.

Pasi Policia është vënë në dijeni për rastin, të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit

Lexo edhe:  Rrahje në strehimoren në Gjakovë, një vajzë sulmon fizikisht një të mitur tjetër