Vritet blogeri i njohur shqiptar

Një incident i armatosur ka ndodhur mbrëmë në Shkup, gjegjësisht në rrugën e njohur si Rruga e Plastikave.

Sipas informacioneve të para që ka arritur të siguroj Klan Maqedoni në këtë përleshje me armë ka vdekur blogeri i njohur, Amar Ismani. Aty janë përfshirë disa persona ndërsa ka janë plagosur edhe 3.

Në vendin e ngjarjes shihen automjete të ndihmës së shpejt dhe një numër i madh i policisë.

Më shumë detaje Ministria e Brendshme do të njoftoj gjatë ditës.

 

Lexo edhe:  Pa u larë, e pa vende për të fjetur - që 10 ditë 5 njësi policore të ngujuar në Jarinjë