21-vjeçarja nga Prishtina denoncon komshiun, dyshon se ai po i inçizon kur po është në banesë me të dashurin nga Nigeria

Një rast i pazakont ka ndodhur në Prishtinë.

Sipas burimeve të Gazetës Online Reporteri.net një 21 vjeçare në Prishtinë ka bërë një denoncim në Polici ku dyshon se një person, komshi i saj, po e inçizon derisa po është në banesë më të dashurin e saj nga Nigeria.

Në denoncimin e bërë në polici 21-vjeçarja ka thënë se derisa ka qenë duke qëndruar në dhomë të ndejes me të dashurin e saj ka vërejtur një blic të telefonit nga reflektimi i dritës se dikush po i fotografon dhe inçizon, por nuk ka parë ndonjë person.

Tutje në denoncim ajo thotë se të nesërmen kur ka dalë për të ecur e ka vërejtur një karrige te dritarja e banesës ku dyshon se një person ka hipur në karrige për ta fotografur dhe inçizuar, por se në loakcionin ku banon nuk ka kamera.

Ajo në denoncimin e bërë ka thënë se nuk dyshon në ndonjë person konkret, por mendon se një gjë e tillë po i bëhet vetëm për shkak se i dashuri i saj është nigerian.

Lexo edhe:  Kjo është kafeneja e kosovarëve në Gjermani që po i “çmend” serbët