Juli reagon pasi nuk ia doli të fitonte përballë Eglës në Big Brother VIP Albania
Aktori i humorit, Julian Deda, i cili u rendit i dytë në edicionin e tretë të Big Brother VIP ka reaguar për herë të parë, duke thënë se Egla e meritonte fitoren.
Në një prononcim pas finales mbrëmjen e djeshme (25 maj), Julian Deda u shpreh se ai fitoi përballë saj pak javë më parë, por diferenca ishte shumë e vogël.
Sipas tij, Egla ka rikuperuar shumë dhe në fund e ka merituar fitoren. Ai theksoi se e shijoi pa fund këtë eksperiencë.
“E kisha parashikuar, e kam thënë edhe aty brenda edhe radhitjen, do dali Meritoni, Heidi, Romeo. Pastaj te podi ishte shumë e vështirë. Ju e dini që një avantazh që kam pasur para 3-4 javësh ku futa veten time me Eglen sepse e dija që ishte e fortë. Avantazhin e fitova, por problemi ishte që unë e fitova me avantazh shume të vogël. Egla ka rikuperuar goxha dhe normalisht e meritonte. Nuk jam mërzitur, nuk kam asnjë pishman, jam shumë i lumtur”, tha Juli për Top Albania Radio.