Përleshje mes vëllezërve në Gjakovë, lëndohet nëna e tyre duke tentuar t’i ndaj
Dy vëllezër në Gjakovë raportohet të jenë sulmuar me njëri-tjetrin.
Por, gjatë ndërhyrjes së nënës së tyre, ajo ka pësuar lëndime.
Një nga të dyshuarit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Njoftimi:
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë 25.05.2024 – 14:55. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull kosovar, ku gjatë ndërhyrjes së nënës së tyre, e njëjta ka pësuar lëndime. Të lënduarit kanë refuzuar tretmanin mjekësor. I dyshuari është arrestuar, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë.