Babai në Podujevë njofton policinë se vajza e tij u keqtrajtua seksualisht nga një i mitur
Një baba në Podujevë ka njoftuar Policinë e Kosovës se vajza e tij e mitur është keqtrajtuar seksualisht nga një i mitur.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës me anë të raportit ditor, shkruan Gazeta Insajderi.
“SULM SEKSUAL- Podujevë 25.05.2024 – 15:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij e mitur ishte keqtrajtuar seksualisht nga i dyshuari i mitur mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.